Mbikëqyrja elektronike/ KQZ-PD-së: Po vlerësohen ofertat teknike e financiare

Shqipëria

Mbikëqyrja elektronike/ KQZ-PD-së: Po vlerësohen ofertat teknike e financiare

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 16:44
Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një letre i është përgjigjur sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili sot i kërkoi kreut të KQZ-së,  Ilirjan Celibashi, që të marrë masa për instalimin dhe përdorimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në letrën, KQZ bën me dije se përdorimin e kamerave monitoruese në qendrat e votimit dhe në vendet e numërimit të votave është në vëmendje të shtuar të KQZ-së, s dhe sëbashku me aspekte të tjera të rëndësishme janë në proces realizimi.

Po ashtu bëhet e ditur se shumë shpejt KQZ do të kalojë për miratim aktet normative përkatëse, të cilat për shkak të risive që sjellin në zhvillimin dhe administrimin e procesit zgjedhor, janë duke marrë kohën përkatëse për draftim.

“Kompetenca e KQZ e përcaktuar në nenin 22, paragrafin 2, të Kodit Zgjedhor, e cila ka të bëjë me përdorimin e kamerave monitoruese në qendrat e votimit dhe në vendet e numërimit të votave është në vëmendje të shtuar të KQZ-së.

Ky aspekt i përgatitjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021 krahas aspekteve të tjera të rëndësishme sikundër janë identifikimi elektronik i zgjedhësve votimi e numërimi përmes përdorimit të sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit, projekti për votimin e emigrantëve, ndërtimi i platformave raportuese për veprimtarinë e institucioneve publike dhe për financimin e fushatës, janë në proces realizimi.

Në këtë kuadër KQZ shpejt do të kalojë për miratim aktet normative përkatëse, të cilat sikundër e kuptoni për shkak të risive që sjellin në zhvillimin dhe administrimin e procesit zgjedhor, janë duke marrë kohën përkatëse për draftim”, thuhet ndër të tjera në letrën e KQZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat