SPAK si objekt humori, krimet zgjedhore dhe pretendimi i Xhafajt

Shqipëria

SPAK si objekt humori, krimet zgjedhore dhe pretendimi i Xhafajt

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 20:16
Fatmir Xhafaj

Një lajm i raportuar ditën e sotme u bë më shumë subjekt humori dhe ironie në rrjetet sociale, duke treguar se ku është katandisur puna e SPAK.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet Vilson Meminin. Ai akuzohej për “korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë detyrë publike”. Memini u vu nën hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, pasi tentoi të korruptonte një efektiv policie duke i dhënë 1 mijë lekë të reja.

Ky është vendimi i parë që GJKKO dënon një person të akuzuar për korrupsion.

Kaq ka mjaftuar për të shpërthyer humori. Por ky është një humor i zi, pasi shumë dosje të bujshme ose janë shfryrë nga SPAK, ose janë lënë në harresë.

Mes tyre spikasin dosjet për krimet zgjedhore, që janë një kërkesë e kancelarive ndërkombëtare për integrimin evropian të vendit.

Për ironi, në fillim të këtij muaji u miratuan dy nisma që i jepnin SPAK mundësinë që të hetonte krimet zgjedhore pas marrëveshjes së miratuar mes palëve më 5 qershor.

Por ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte kundër faktit që SPAK të hetojë krimet zgjedhore.

Struktura e posaçme nuk duhet ngarkuar shumë, u tha në atë kohë. E megjithatë duke hetuar 10-mijë lekësha, kur kostoja e të gjithë gjyqit shkon miliona, SPAK është bërë më shumë se qesharak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat