Skandali me falsifikimin e tamponëve/ Greqia merr masa në Kakavijë, që prej mëngjesit të sotëm…

Shqipëria

Skandali me falsifikimin e tamponëve/ Greqia merr masa në Kakavijë, që prej mëngjesit të sotëm…

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 11:37
Dokumenti

Pas publikimit nga Top Channel të skandalit të testeve negative Covid-19 dhe PLF fallso, pala greke ka vendosur të shtrëngojë rregullat e verifikimit në pikën kufitare të Kakavijës, e vetmja pikë hyrëse në Greqi.

Kështu, që prej mëngjesit të sotëm, të gjithë personat që kalojnë në këtë pikë do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë (rapid test), përgjigjja e të cilit duhet të merret në vend dhe në vazhdim do të lejohet kalimi në doganë.

Për këtë arsye, në Kakavijë pala greke ka vendosur t’i fusë në grupe të vogla personat që kalojnë, i teston dhe pasi jepen përgjigjet e testeve, portat hapen sërish për të hyrë grupi i radhës.

Pala greke ka kërkuar mirëkuptimin e kalimtarëve që përdorin këtë pikë, pasi sipas saj është e vetmja mënyrë që të vazhdojë të mbetet e hapur edhe pika e Kakavijës, në kushtet të cilat janë krijuar prej përhapjes masive të Covid-19 në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat