Julian Deda: Për të gjallët s’ka vend, për të vdekurit s’ka vend, më falni po për kë ka vend këtu?!

Shqipëria

Julian Deda: Për të gjallët s’ka vend, për të vdekurit s’ka vend, më falni po për kë ka vend këtu?!

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 12:01
Pamje nga morgu

Julian Deda ka reaguar ndaj pretendimit të autoriteteve përsa i përket fotove në morgun e QSUT-së.

Aktori i humorit thotë se ato janë “padiskutim shumë të rënda dhe mbase duhet kërkuar ndjesë për publikimin e tyre.”

“Por mos u merzisni me ne që e denoncuam, por nervozohuni me ata që e shkaktuan, me ata që në deklaratë shkruanin "ngaqë s’kemi vend, i vendosim me shumë respekt në dysheme" – shprehet Julian Deda.

Instituti i Mjekësisë Ligjore tha në regaim, se kjo  ndodh në rastet kur nuk ka vende, në morg, por megjithatë fotot e publikuara i quajti inskenim.

“E kuptoni apo jo, "ska vend" thotë – shton aktori, lidhur me justifikimin e autoriteteve.

“Tashti, për të gjallët s’ka vend, për të vdekurit s’ka vend, më falni po për kë ka vend këtu?! Duhet të na nervozojë propaganda, që na i shet spitalet si në Gjermani dhe jo ata që po përpiqen t’i thonë njerëzve të vërtetën”, u shpreh në reagimin e tij Julian Deda, i cili përveç profesionit të aktorit, është edhe përfaqësues zyrtar i Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat