Plagosje me thikë, falsifikim parash e dhunë në familje, 4 të arrestuar në Tiranë

Shqipëria

Plagosje me thikë, falsifikim parash e dhunë në familje, 4 të arrestuar në Tiranë

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit A.A., 34 vjeç, në rrugën “Dritan Hoxha”, gjate kontrollit fizik i janë gjetur një shumë monetare prej 30.000 lekë të reja të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu ai tentoi të arratisej.

I arrestuari tjetër është B.V., 20 vjeç, pasi në rrugën “Besim Alla”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij,të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Gjithashtu u kap F.K., 39 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Ndërsa E.B., 38 vjeç, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin E.K.,38 vjeç, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat