17-vjeçarja akuzon komshiun për përdhunim, flet babai: I lumtur se 73-vjeçari doli nga burgu, vajza më tha...

Shqipëria

17-vjeçarja akuzon komshiun për përdhunim, flet babai: I lumtur se 73-vjeçari doli nga burgu, vajza më tha...

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 13:59
73-vjeçari aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie” dhe ka mohuar akuzat që adoleshentja ka hedhur ndaj tij

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u rikthye në vëmendjen e publikut historia që tronditi qytetin e Sarandës. Një 17-vjeçare akuzoi mikun e familjes së saj, Bajram Tusha, se kishte abuzuar seksualisht me të.

73-vjeçari aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie” dhe ka mohuar akuzat që adoleshentja ka hedhur ndaj tij. Sipas Tushës, çdo gjë është shpifje dhe se fajin e ka i dashur i vajzës, 34-vjeçari Gentian Ruçi.

Vajza po qëndron në Vlorë nën vëzhgimin e specializuar të institucioneve. Ajo nuk dëshiron të rikthehet në shtëpi dhe ka pranuar të takojë vetëm vëllain e saj.

Por ajo që vihet re është se familja e vajzës kanë hedhur poshtë akuzat e vajzës, duke mbrojtur Tushën. Madje babai i vajzës, Vullnet Bekteshi ka thënë për “Shqipëria Live” se është shumë i lumtur se ai ka dalë nga burgu.

“Është i pafajshëm, jam shumë i kënaqur që doli nga burgu. Por duhet të merren masa për Gentianin, të dashurin e vajzës. Kam frikë ta sjell vajzën në shtëpi për aq kohë sa ai është i lirë”, tha Vullneti.

Ky i fundit tregoi se vajza nuk pranon të flasë me të dhe se takon vetëm të vëllain. Bektashi u shpreh se ka folur me psikologët e vajzës së tij.

“Nuk flas dot me vajzën, kam folur vetëm me psikologët. Vajza flet vetëm me të vëllain. Vajza më tha nuk vij në shtëpi, do mbaroj kursin. Unë nuk e di nëse takohet me Gentianin, por psikologet më thanë se nuk ka asnjë kontakt me të, por vetëm me njerëzit e mi”, shtoi ai.

Vullneti rrëfeu se vajza e ka hedhur poshtë atë, edhe pse e ka tërhequr denoncimin për të.

“Vajza më ka hedhur mua poshtë. Sa ishte te unë nuk kishte asgjë, sapo e mori ai iku nga mendja. Madje më tha vajza do marrim 10 milionë lek që të fusim Bajram Tushën në burg. Nuk e tërheq akuzën ndaj Tushës, ndaj meje e ka hequr”, tha Bekteshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat