Pamjet e rënda nga morgu/ Krekas: Burimi është politik, ishte një autogol! Kikia: Nuk përbën lajm, është kohë pandemie

Shqipëria

Pamjet e rënda nga morgu/ Krekas: Burimi është politik, ishte një autogol! Kikia: Nuk përbën lajm, është kohë pandemie

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:23
Emisioni

Së fundmi në mediat online dhe në rrjetet sociale, u publikuan disa foto të rënda ku shiheshin disa trupa të pajetë nga morgu. Këto fotot u përdorën edhe për akuza politike kundër qeverisë, duke thënë se po keq menaxhohet situata.

I ftuar në emisionin ‘Shqipëra Live’, ka folur kryeredaktori i lajmeve në Top Channel, Altin Kreka, i cili ka shpjeguar se pamjet janë publikuar të sfumuara për shkak të përmbajtjes së rëndë në to. Ai ka thënë se në një situatë të tillë ku ndodhemi nuk duhet bërë politikë me viktimat, pasi njerëzit e përjetojnë keq.

Për krahasim se çfarë ndodh në kohë pandemia, Kreka solli në vëmendje, karvanin e gjatë të kamionëve në Itali që mbanin trupat e të vdekurve nga Covid, si dhe gropën e madhe të hapur në New York me buldozer për të varrosur viktimat.

Ndërkohë gazetari Mentor Kikia, i cili është njëherazi kryeredaktor në një televizion tjetër kombëtar, ka thënë se zgjodhi të mos i publikojë pamjet e rënda për shkak se nuk përbënin lajm.

Kikia: Nëse media është vetë dispilunuar, politika do të përdorë gjithçka që i bie në dorë për të sulmuar. Rrjete sociale nuk janë media, po një pazar i madh. Morgu është morg, ka viktima dhe jo koncerte. Në morg kështu do gjesh, viktima dhe një situatë e ngarkuar. Me shërbimet e bashkisë se nuk lejohen familjarët të merren. Vetë vdekja është e kobshme kudo që ta shikosh. Kjo ka të bëjë me etikën. Në media nuk i kam publikuar se aty s’ka lajm. Ato trupat, do të thonë njëri sa ka ardhur tjetri sapo ishte paketuar. Për morgun është e zakonshme. Si ti thuash një kirurgu se i ke duart me gjak. Ajo është vrima e fundit e kavallit që duhet të kapesh. Janë të gjallët që po shtrihen nëpër dyer spitalesh jo më të vdekurit, është situatë e pazakontë. Nuk mund të bëhet me politikë për këtë. Nëse do kishte lajm unë do t’i publikoja, por nëse do të kishte lajm. Në morg kufoma ka.

Kreka: Ti shkojmë që në fillim burimit nga dolën fotot dhe lista ku pretendohej se ishte fshehur shifra e viktimave. Burimi është politik dhe nuk ka investigim gazetaresk të kenë gjetur një gjë të tillë. Burim është e njëjta zyrë që ka publikuar akuzat për numrat e të vdekurve që nuk janë të publikuar. Duhet parë se për çfarë janë publikuar.

Publiku është i interesuar se kjo krijon panik. Në të gjitha drejtimet. Merrnin shumë klikime lajmet më parë ku autoritet shtonin në mënyrë fiktive nr e të vdekurve për të shtuar përfitimet. Ky lajm përhapej dhe nuk e keni parë në TV, apo portale, por në rrjetet sociale. Ai ka qenë më i ndjekuri që mund të kemi bërë. Kjo është psikologji. Çfarë ndodhi para disa muajsh në Itali. U kujtohen kamionët në Itali që merrnin viktimat. Apo buldozeri në New York që hapte kanal të madh? Jemi në këtë situatë, dhe  një fotot e tillë sigurisht që trondit. Shkakton panik. E kupton se përdorimi politik e ka zhvlerësuar komplet. Ato foto ishin një autogol për qëllimin e parë.”

“Kush është ai që ka propaganduar mjekët tek morgu. Çfarë pret? Morgu është morg. Okej duhet të ishte një tavolinë më shumë, por është kohë pandemie. Në një far pike kuptoj se ai insitucion i ngarkuar me punë, ku njerëzit duhet të ruhen dhe të përballen me familjarët që kërkojnë trupat, nuk besoj që ai morg është ndërtuar për një fluks të tillë. Spitalet tona ka një numër të madh të sëmurësh. Nuk i kemi shifra se sa kanë humbur jetën edhe jo për shkak të covid. Drejt morgut nuk janë nisur vetëm ata me covid. Ka pasur edhe me patologji të tjera. Ajo ishte një akuzë politike, por e kërkon edhe një shpjegim me numra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat