Mimi Kodheli zgjedhet Zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Shqipëria

Mimi Kodheli zgjedhet Zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 18:19
Mimi Kodheli

Mimi Kodheli është zgjedhur zëvendës presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Mësohet se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, në seancën e saj ka vendsour që në unanimitet të plotë të zgjedhe Mimi Kodhelin në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Aktualisht, Kodheli është Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblene NATO.

Ajo tashmë është bërë e para shqiptare që zgjidhet në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare. Kodheli ka publikuar edhe vetë një foto në rrjetet sociale, në lidhje me vendimin e marrë gjatë kësaj mbledhjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat