Theu karantinën, i gjetën drogë, në fund doli me Covid: Thriller me shqiptarin në Greqi

Shqipëria

Theu karantinën, i gjetën drogë, në fund doli me Covid: Thriller me shqiptarin në Greqi

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur me një të ri shqiptar në Greqi.

Ai u shoqërua nga policia në rajon për shkak se u gjet duke lëvizur në rrugë jashtë orarit të lejuar.

Pasi u shoqërua për shkak të thyerjes së karantinës, gjatë kontrollit, shqiptarit i gjetën një sasi të vogël droge me vete, raporton abcnews.al.

Por, nuk mbaron me kaq. Gjatë mëngjesit, siç raportojnë mediat greke, ai pati temperaturë dhe ethe duke bërë që të testohej për koronavirus.

Pak orë më vonë, krahas problemeve të tjera, i riu shqiptar mësoi se ishte pozitiv me koronavirus, ndërkohë që tashmë i duhet të presë të shërohet në spital pasi duhet të riatdhesohet, sepse në Greqi jetonte edhe pa dokumentet përkatëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat