Rama në familjen Derivishi: Pavarësisht se mund të këtë ndonjë rast, mjekët janë heronj

Shqipëria

Rama në familjen Derivishi: Pavarësisht se mund të këtë ndonjë rast, mjekët janë heronj

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 10:52
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot në familjen Derivishi në Stërmas të Tiranës, e cila tre muaj më parë humbi kryefamiljarin nga sëmundja e alzheimerit.

Rama përuroi shtëpinë e re të kësaj familje, e cila u rindërtua pas prishjes nga tërmeti i shtatorit të vitit të kaluar.

Djali i shtëpisë thonë se në kohën kur kishte babain të sëmurë, disa herë ambulanca i ka ardhur në shtëpi.  Ndërsa kryeministri Rama shfrytëzoi rastin për të vlerësuar mjekët, të cilët sipas tij shërbejnë edhe pse  në një kohë të vështirë.

Gruaja e shtëpisë: Sa herë i kemi rënë 127 na ka ardhur në ndihmë. Na ka ardhur mbi 5-6 herë.

Djali i shtëpisë: Nga spitali ushtarak na kanë ardhur për të bërë një serum.

Edi Rama: Këtë periudhë ka qenë super ngarkesë, pavarësisht se mund të këtë ndonjë rast, ata janë heronj. Ne i shohim se janë të gjitha janë të lidhura me sistem dhe të gjitha lëvizjet e tyre janë të regjistruara në kompjuter. Janë mijëra dhe dhjetëra shërbime në një kohë të shkurtër.  Imagjino të kishte ndodhur me ato ambulancat që nxirrnin tym.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat