Rëndohet bilanci i aksidentit, policia arreston shoferët e aksidentit fatal në Thumanë

Shqipëria

Rëndohet bilanci i aksidentit, policia arreston shoferët e aksidentit fatal në Thumanë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në aksin Fushë Krujë-Laç, ka përfunduar me bilanc të rënduar, ku një grua 57-vjeçare ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të rënda. Policia thotë se në spital ndërroi jetë edhe një 27-vjeçare.

Sakaq, të dy shoferët janë vënë në prangat e policisë. Aksidenti mendohet se ndodhi për shkak të parakalimit të gabuar, ku mjeti Opel përfundoi poshtë kamionit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës dhe M. P., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 23.11.2020, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, shtetasi B. L., duke drejtuar mjetin tip “Man” (trajler) është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. P. dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset F. G., 39 vjeçe dhe Gj. P., 57 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në spital.

Shtetasi M. P. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat