Homazh për mjekun dhe humanistin Shaqir Sadik Shehu!

Shqipëria

Homazh për mjekun dhe humanistin Shaqir Sadik Shehu!

Nga: Nexhat Hasani Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 14:35
Shaqir Sadik Shehu

Per te gjithe qe jemi merzitur per ndarjen para kohe te mikut shokut prindit humanistit te pa shoq Shaqir Shehu. Para disa ditesh mesuam me shume dhimbje ndarjen nga jeta te doktorit te nderuar Shaqir Shehu. Dhimbja ishte e pa pershkruar,nuk besohej se nje njeri i si doktori te largohet kaq shpejt nga kjo jete.

Malit nuk i shikohet lartesia nga afer,sot ai eshte ne qiell dhe ne bashke me dhimbjen shikojme edhe lartesine e Tij.Ka qene njeriu goje embel qe te sheronte me fjale,pamja e Tij te jepte besim dhe shprese per vazhdimin e jetes,njeri i perkryer,shok i beses dhe i njerezillekut. Bashke me dhimbjen qe trasmeton largimi i Tij,shikoj edhe krenarine qe kane sot te gjithe njerezit qe e kane njohur,koleget e e punes kudo ku ka sherbyer,njerezit e thjeshte qe Ju ka sherbyer,te afermit qe kane pasur afer nje njeri te larte me vyrtyte shume njerezore qe permbushnin MADHESHTINE e ketij burri te paperseritshem. Jane krenare familja e Tij qe kishin nje prind dhe bashkeshort brilant dhe me nje personalitet shume dimensional. Dr Shaqiri ka qene njeri i vegjelise,gjithmone ka jetuar me njerezit dhe per njerezit. Model per te gjithe ne dhe per brezat qe vijne.Ai ka sherbyer ne rrethin e Kukesit shume vite si mjek shume i respektuar i afte dhe i pa pertuar asnjehere. Me mbarimin e fakultetit doktori filloi pune ne zonen e Topojanit nga ku tregoi vyrtytin e nje djali te edukuar nga nje familje me shume tradita dhe mori nga kjo zone forcen per te punuar dhe perballur me veshtiresite e kohes.Respekti,besimi ,afrimiteti ,buka qe hengri ne ate zone te nderuar e lehtesoi shume rrugen per te vazhduar specializimin si mjek ortoped.

Pas specializimit doktori ka punuar si kirurg ortoped per disa vite ne rrethin e Kukesit Me qindra jane operacionet qe ka bere me shume suksese,per te cilet pacientet nuk i harrojne asnjehere. Bashkepunimi i Tij me dr Osman Dafku,Rexhe Sefa,Mark Nufi, Xhemali Peposhi,Gani Gashi etj kane qene ikona e spitalit te Kukesit qe me punen e palodhur dhe profesionale kane krijuar nje respektte pa lekundshem tek njerezit qe sot trasmetohet edhe ne brezat qe po vijne sepse me humanizem dhe profesionalizem i dhane vlerat e medha dhe misionin spitalit ku sherbyen.

Nuk mund te harroje askush dimrin e vitit 1985 kur orteqet furishem sulmuan fshati Shtiqen. Shaqir Shehu ka qene GJIGANTI qe luftoi me te ftohtin me boren me furine e orteqeve dhe ka shpetuar shume jete njerezish duke sherbyer pa u lodhur dhe pa mjete spitalore ne sherbim te njerezve. Mbase pa ushqim per ore te tera por me kurajo,perkushtim,dhemshuri dhe pasion tregoi se forca e njeriut mposht edhe natyren. Populli i Shtiqnit eshte krenar per birin e tyre qe brez pas brezi do te kujtohet si njeriu qe nuk kurseu asgje per njerezit ne nevoje.

Detyra qe mori si prefekt i Kukesit nuk e largoi ne asnje moment nga pasioni i doktorit. Kombinimi si perfaqesues i shtetit me detyren e mjekut e lartesoi edhe me shume bindjen e gjithkujt se doktori eshte perfaqesuesi me i denje i popullit sepse ka suportuar te gjitha karegorite e njerezve pa dallim, detyre qe ai e ndjente dhe po te mos ishte pushtetar.

Lavdine si EMBLEME e rrethit Kukes dhe me gjere e fitoi ne lufrat qe zhvilluan populli i Kosoves dhe Shqiptaret e Maqedonise. Dr Shaqiri ka qene njeriu qe ka mbledhe me dore kockat e demtuara te ushtareve dhe i ka rehabilituar. Kam disa raste qe kam qene prezent nga ish ushtare qe vinin ne Kukes dhe Tirane dhe e falenderonin shume per ndihmen qe u kishte dhene dhe krenoheshin per gjendjen e mire shendetesore qe kishin duke ja detikuar jeten e tyre nje njeriu qe vetem u buzeqeshte dhe ju kujtonte ndonje sekuence nga mjekimi ne kohen e luftes. Eshte krenari te kesh nje mik te tille qe ka vene gjithçka te Tijen ne sherbim te njerezve dhe ne sherbim te Kombit.Kosova ka qene shtepia e dyte ne kohen e luftes. Shoku yne i paharruar Shaqir!

Ti je lart ne majat e kreshtave te maleve ne te ndjejme gjithmone sepse ti qendron ne majen me te larte,ke lene mbrapa shume gjera qe kujtohen dhe nuk harrohen. Ti ke qene njeriu POLIGLOT qe bisedoje me te gjithe,me gjuhen e thjeshte te edukates , me gjuhen e pervojes dhe gjuhen e nje intelektuali qe kishe deshire te bisedoje me Ju. Si mik i ngushte i doktorit do te jemi mirenjohes per tere jeten, per ato qe Doktorit i sherbyen ne momentet e fundit dhe e nderuarn ne ceremonine e varrimit. Doktori do te jete gjithmone ne zemrat Tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat