Raporti i Euro Barometer: 71% e shqiptarëve e shohin gjendjen ekonomike si ‘shumë të keqe’

Shqipëria

Raporti i Euro Barometer: 71% e shqiptarëve e shohin gjendjen ekonomike si ‘shumë të keqe’

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

71 përqind e shqiptarëve e konsiderojnë gjendjen ekonomike në vend si “shumë të keqe”

Ky është konkluzioni i përcjellë nga një raport i Eurobarometer. 28% e të pyeturve mendojnë se ekonomia është ‘shumë e mirë’, ndërsa 1% janë përgjigjur me ‘nuk e di’.

Në raport theksohet se tri problemet kryesore me të cilat përballet vendi janë papunësia, shëndetësia dhe situata ekonomike. Raporti vë në dukje mungesën e besueshmërisë në institucionet shqiptare me 31% të të pyeturve.

Në lidhje me rregullat e imponuara nga pandemia, 34% e të pyeturve janë shprehur se kanë patur vështirësi në zbatimin e tyre.

Të pyetur për pritshmëritë për vitin e ardhshëm shqiptarët janë shprehur optimistë ku 48 përqind e tyre pohojnë se do të ketë përmirësime, ndërsa 45 përqind janë shprehur se ekonomia do të rikuperohet pas vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat