Thyen traun e portës kufitare të Kakavijës, shqiptari arrestohet në Janinë

Shqipëria

Thyen traun e portës kufitare të Kakavijës, shqiptari arrestohet në Janinë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 20:09
Ilustrim

Një shqiptar ka thyer me forcë shufrat metalike të kontrollit të traut në doganën e Kakavijës, pasi shtypi gazin e makinës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së diel.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, arriti të kalonte kufirin pa u kontrolluar nga doganierët.

Pas kërkimeve nga policia, automjeti u gjet nga policia greke në rrugën nacionale Kakavijë-Janinë.

Shoferi shqiptar nuk kishte dokumente për qëndrimin e tij në vendin fqinj dhe u arrestua nga policia greke.

Mbi të rëndojnë akuzat për shkelje të masave anti-covid, dëmtim të pasurisë publike dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Ngjarja ndodh pas ashpërsimit të masave që ka vendosur Greqia në pikët kufitare me vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat