Makina merr flakë në lëvizje, shpëton për mrekulli 22-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Makina merr flakë në lëvizje, shpëton për mrekulli 22-vjeçari në Elbasan

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 20:10
Ilustrim

Një makinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Peqin.

Automjeti drejtohej nga një 22-vjeçar, i cili ka arritur të dalë në kohë duke shpëtuar mrekullisht.

Një defekt në motor dyshohet të jetë shkaku i zjarrit.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët, ndërsa për disa minuta u krijua edhe trafik.

Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat