Tiranë/ Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij

Shqipëria

Tiranë/ Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 20:18
Ilustrim

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në një magazinë të kthyer në banesë në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Viktima A.P. është gjetur i pajetë në rrugën “Siri Kodra” dhe nuk kishte shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 24.11.2020, rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth​ 60 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat