Të infektuar me COVID, ndërron jetë çifti i të moshuarve, merrnin mjekim në spitalin e Korçës

Shqipëria

Të infektuar me COVID, ndërron jetë çifti i të moshuarve, merrnin mjekim në spitalin e Korçës

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Një çift bashkëshortësh nga qyteti i Korçës kanë humbur jetën nga virusi Covid 19.

Sipas burime të Euronews Albania të moshuarit përkatësisht 69 dhe 70 vjeç prej 2 javësh ishin të infektuar dhe gjatë ditëve të fundit gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar, ndërkohë që merrnin trajtim në spitalin e Korçës.

Mësohet se çifti i bashkëshortëve ishin prindërit e drejtorit të spitalit rajonal të Korçës, ndërsa burime shtojnë se ka qenë nëna e drejtorit të spitalit ajo që ndërroi jete e para dhe më vonë babai i tij.

Te dy kanë ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat