Kim dhe Soreca takojnë Tushen, ambasadorja e SHBA vendos kufirin: Gjykatë Kushtetuese funksionale brenda 31 dhjetorit

Shqipëria

Kim dhe Soreca takojnë Tushen, ambasadorja e SHBA vendos kufirin: Gjykatë Kushtetuese funksionale brenda 31 dhjetorit

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:26
Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kryetaren e KED, Vitore Tusha

Ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kryetaren e KED, Vitore Tusha.

Në një postim të sajin në Twitter, Kim shkruan se brenda këtij viti Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale.

Yuri Kim: Bashkë me Luigi Soreca takuam sot kryetaren e KED Tusha për të rikonfirmuar afatin kohor për të caktuar kandidatë e kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED që përfshin Parlamentin dhe Presidencën, duhet ta çojë procesin përpara në mënyrë që … të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor.

Kur kjo të ndodhë, atëherë presidenti Ilir Meta, kryeparlamenti Ruçi dhe kryetarja e KED Tushe do të meritojnë merita për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komunitetit të Venecias & në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat