Kryemadhi del në krah të grave dhe publikon mesazhin sensibilizues

Shqipëria

Kryemadhi del në krah të grave dhe publikon mesazhin sensibilizues

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:00
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar një mesazh sensibilizimi kundër dhunës ndaj grave.

E veshur me një bluzë portokalli, si vetë ngjyra e kësaj nisme, Kryemadhi ka dhënë mesazhin e saj me tre fjalë kyçe “dëgjo, beso, mbështet”.

“Është shumë pak të thuash për një grua që meriton një jetë pa dhunë. Kur flasim për gruan kemi folur për vetë jetën, pa të bota do të ishte pa ngjyra. Gruaja është pjesa më e bukur e shoqërisë sonë, ajo është themeli i saj. Nëse një gruaje i jep pak dashuri, ajo jep gjithçka. Dëgjoje gruan, besoje, mbështete“, thekson Kryemadhi në video.

Fushata ndërkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore do të zhvillohet për 16 ditë, nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor, që shon edhe Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat