Në Shqipëri 8 të vdekur dhe 644 raste të reja me COVID 19

Shqipëria

Në Shqipëri 8 të vdekur dhe 644 raste të reja me COVID 19

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:23
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa u konstatuan 644 raste pozitive. Bëhet fjalë për 4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç.

Ndërkohë, rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër.

Ministria njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 365 qytetarë.  aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat