Spiropali tallet me Metën/ Pas Vasilit e Tritanit, pritet t’i bashkohet dhe Sali Gërmadha në luftën kundër Covid

Shqipëria

Spiropali tallet me Metën/ Pas Vasilit e Tritanit, pritet t’i bashkohet dhe Sali Gërmadha në luftën kundër Covid

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:32
Elisa Spiropali dhe Ilir Meta

Ministrja e Shtetit, njëherësh dhe zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali, nuk ka kaluar pa komentuar takimin e Ilir Metës me ekspertët për pandeminë.

Spiropali ka bërë ironi me kreun  e shtetit.

Sipas saj, ai ka mbledhur Vasilin e Shehun, për të ngritur bashkë me Berishën, grupin  polifonik për të kënduar “mjerë mileti”.

“Like Dekorata për me luftu Covidin paska mbledh Tit Vasilin dhe Tritan Shehun të cilëve pas pak do iu bashkohet Sali Gërmadha për të ngritur grupin “Vaj Vatani” që do këndojë hitin “Mjer Mileti”, reagon Spiropali në rrjetin social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat