Duka tregon eksperiencën e tij me Covid: Analizat i bëra te privati, për qytetarët janë shtrenjtë dhe duhen subvencionuar

Shqipëria

Duka tregon eksperiencën e tij me Covid: Analizat i bëra te privati, për qytetarët janë shtrenjtë dhe duhen subvencionuar

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 23:55
Agron Duka

Kreu i PAA-së, Agron Duka, është në listën e fitimtarëve me virusin vdekjeprurës.  Ai e mposhti sëmundjen së fundmi dhe për Ora News tregoi eksperiencën e tij personale me pandeminë.

Duka tha se ishte fat që kaloi një fazë të lehtë të sëmundjes, por me shqetësim u shpreh se të gjitha kontrollet i ka kryer në privat dhe ato kushtojnë shtrenjtë.

Dhe këtu nuk e llogarit me xhepin e tij, por të qytetarëve të thjeshtë që kur vjen puna për të mbrojtur jetën dhe nuk marrin dot shërbim në shtet, janë të detyruar ti drejtohen edhe privatit.

Duka: Fatmirësisht nuk pata shumë probleme, pata vetëm një ditë një temperaturë që më bëri të shkoj të bëj tamponin ku dola pozitiv. Më pas komunikova direkt me doktoreshë Najadën, e cila pasi më pyeti për simptomat më dha një nga protokollet më të lehta. Qëndrova në karantinë, nuk pata shumë nevojë. Tamponin, analizat dhe skanerat i bëra në privat. Shtrenjtë janë, jo për xhepin tim. Në shtet nuk e di. Në Durrës skaneri nuk ekziston dhe nuk kishte mundësi në shtet, analizat janë të vështira se ka dyndje njerëzish, tamponë ka pak krahasimisht me kërkesat. Është një situatë e kuptueshme se nuk mund të pretendoj që shteti shqiptar të jetë në gjendje të përballojë situata kaq të forta, kështu që mund të shpërndahet edhe në spitalet private por duhen subvencionuar nga shteti. Mesa di është aprovuar një fond, nuk e di sa do të realizohet. Opozita duhet të ndjekë realizimin e premtimeve që bën qeveria, nuk mund të bëjë sehir. Të shohim sa do ti subvencionojë sepse xhepat e shqiptarëve rëndohen shumë.

Duka thotë se debati politik për pandeminë është i pashmangshëm dhe opozita nuk mund të bëjë sehir ku sheh probleme.

Nëse ndodh e kundërta, sipas tij do të duhet të shqetësoheshim.

Duka: Nuk besoj që mund të mos kthehet në debat, natyrisht që do të ketë diskutime pro dhe kundër për mënyrën sesi duhet menaxhuar situata e pandemisë. Opozita atë punë ka, të vërë në dukje anët negative që të përmirësohet.Nëse do të ishte e kundërta do të duhej të ishim të shqetësuar, nëse opozita do të thoshte ok për çdo gjë. Habitem pse mazhoranca dhe qeveria merret më tepër me akuzat e opozitës dhe bën kundërakuza sesa me përmirësimin e gjendjes në rastet kur denoncohen raste që nuk janë normale të cilat realisht vlejnë për tu përmirësuar.

Nuk besoj se humbet humanitetin, debati duhet se çon në përmirësim, ka momente kur majiset shumë dhe duket sikur e tejkalon realitetin  dhe bëhet për leverdi  të njënashme qoftë të mazhorancë dhe opozitës, janë raste të veçanta që edhe opinoni nuk i përkrah shumë. Opozita duhet të vazhdojë të bëjë punën e saj, të bëj denoncime kur mendon se duhet denoncuar. Duhet të merren njerëz që janë profesionistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat