Humb jetën nga Covid 19 ish-ushtaraku Petrit Myftiu

Shqipëria

Humb jetën nga Covid 19 ish-ushtaraku Petrit Myftiu

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:43
Petrit Myftiu

Ish-ushtaraku, Petrit Myftiu, ka humbur jetën në Spitalin “Shefqet Ndroqi” si pasojë e Covid-19.

Myftiu ka qenë një nga kuadrot kryesorë të Flotës Luftarake Detare Shqiptare.

Ai e filloi karierën nga kapiten nëndetëseje në moshën 23-vjeçare dhe më pas ishte Shef i Shtabit të Brigadës Nëndetëse Vlorë.

Më vonë ka kaluar në Durrës si Komandant i Bazës Ushtarake Detare në Bisht Palle.

Në përfundim të karrierës së tij ka qenë Drejtor i Flotës Tregtare të Shqipërisë me qendër në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat