Thumana një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, Veliu: Vijon ndërtimi i shtëpive individuale

Shqipëria

Thumana një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, Veliu: Vijon ndërtimi i shtëpive individuale

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:51
Erion Veliaj

Thumana ka qenë një ndër vendet më të prekura nga tërmeti, ku edhe ndërruan jetë 26 nga 51 viktimat në total. I gjithë vendi është kthyer në kantier ndërtimi, ku do të ngrihen shtëpi individuale dhe 14 pallate.

“Po raportoj nga zona e Thumanës, ku do të ndërtohen banesa 1 dhe 4 katëshe. Është dashur një procedurë e gjatë, ka pasur vonesa me shpronësimet, në këto sipërfaqe janë hedhur shtresa dheu sepse ka qenë me dhe të butë sepse është zonë kënetore.

Kanë përfunduar trotuaret dhe i është hapur vend ndërtimit të shtëpive individuale, ku do të strehohen 168 familje dhe më pas 14 pallate që nuk kanë nisur ende. 3 prej familjeve këtu kanë preferuar të qëndrojnë aty sepse kanë pronat e bagëtitë, ndërsa mbi 1700 persona vazhdojnë të marrin bonusin.

Ka qenë një ditë përkujtimi ku ata kanë kujtuar të afërmit e tyre. Numri më i lartë i viktimave të tërmetit ka qenë në Thumanë 26, 6 nga familja Cara. Thumana është e shkretë, e vijon me këto ritme”, tha Veliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat