Ndarja nga jeta e Haki Agalliut/ Presidenti Meta: Do t’i mungojë të gjithë atyre që e njohën

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Haki Agalliut/ Presidenti Meta: Do t’i mungojë të gjithë atyre që e njohën

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 22:43
Ilir Meta

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta në moshën 84-vjeçare të ish-trajnerit të Partizanit, Haki Agalliu.

Në një postim në facebook, Presidenti Meta shkruan se lajmi për ndarjen nga jeta të Agalliut është i dhimbshëm për të gjithë ata, të cilët punuan dhe e njohën nga afër.

Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjeri,  Meta thekson se “emrat e shumë kampionëve dhe rekordmenëve lidhen edhe me punën e përkushtimin e Tij të admirueshëm, po kështu edhe shumë arritje në kompeticionet ndërkombëtare.”

Reagimi i plotë

Lajmi për ndarjen nga jeta të Prof.Haki Agalliut, është i dhimbshëm për të gjithë ata, të cilët punuan dhe e njohën nga afër përmbi 6 dekada, në shërbim të sportit dhe peshëngritjes në veçanti.

Ai i përket asaj plejade trajnerësh, të cilët e ngritën peshëngritjen tonë në nivelet më të larta ndërkombëtare.

Emrat e shumë kampionëve dhe rekordmenëve lidhen edhe me punën e përkushtimin e Tij të admirueshëm, po kështu edhe shumë arritje në kompeticionet ndërkombëtare.

Ka qenë kënaqësi dhe privilegj ta njihja, por edhe të mësoja prej urtësisë të Tij.

Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Agalliu, të gjithë miqve dhe dashamirësve të Tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat