Një vit pas tërmetit/ Tabaku: S’u mbajt asnjë premtim, koha e Ramës ka përfunduar

Shqipëria

Një vit pas tërmetit/ Tabaku: S’u mbajt asnjë premtim, koha e Ramës ka përfunduar

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:14
Edi Rama dhe Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku iu përgjigj sot ministrit për Rindërtimin Arben Ahmetajt në lidhje me bilancin 1 vit pas tragjedisë së tërmetit, duke theksuar se nuk është mbajtur asnjë premtim dhe se koha e Ramës ka përfunduar.

“Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Për 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive.  Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale. Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara”, shprehet Tabaku në deklaratë.

Mandej, ish-deputetja e PD shton se koha e mashtruesve që duan të përdorin çelësat e shtëpive si kapital fushate ka përfunduar.

“Në një vit ka shpërblyer Gjicët e partisë me taksat e shqiptarëve. Sot vazhdon t’i gënjejë me të njëjtën fabul ‘prisni dhe pak’.  Koha e tij ka përfunduar. Koha e mashtruesve dhe gënjeshtarëve që duan të përdorin çelësat e shtëpive si kapital fushate ka përfunduar. Koha e hajdutëve që edhe në kohë fatkeqësie tragjeditë kolektive i përdorin si mjete këmbimi për votë në fushatë ka përfunduar. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për të përmbushur premtimet dhe nevojat e qytetarëve!”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat