Berat/ Tentoi të vriste 27 vjeçarin pas një konflikti, policia rrethon lokalin dhe arreston autorin

Shqipëria

Berat/ Tentoi të vriste 27 vjeçarin pas një konflikti, policia rrethon lokalin dhe arreston autorin

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një 28 vjeçar në flagrancë pasi ka tentuar të qëllojë me armë zjarri një person.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrim” të Beratit, ku dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

“Shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi H. Z., 28 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.”, njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja e kryer me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat