A do të ketë masa të reja? Rama: Nuk e vendos unë, por ekspertët

Shqipëria

A do të ketë masa të reja? Rama: Nuk e vendos unë, por ekspertët

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 19:27
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me studentët në portalin studentor në rrjetet sociale ka deklaruar se ky dimër do të jetë i vështirë, për shkak të pandemisë COVID-19.

I pyetur nëse do të ketë masa të reja shtrënguese pas rritjes së numrit të rasteve në javët e fundit, Rama tha se për momentin nuk është folur për masa shtesë, por nuk e përjashtoi një vendimmarrje të tillë në ditët në vijim.

“Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Do ta kalojmë dhe do të dalim më fortë.

Masat shtrënguese nuk i vë unë por ekspertët. Masa më e rëndësishme mbetet se çfarë bëjmë secili si individ. Deri tani ma ha mendja që nëse shohim atë që është problemi kryesor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin në spital, jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet jemi në ekuilibër. Për momentin nuk kemi folur për masat shtrënguese por kjo nuk i përjashton ato sepse vendoset hap pas hapi”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat