Zvarritja për bypass-in e Shkodrës, i merr rrugën Gjykatës së Apelit dhe një pallati

Shqipëria

Zvarritja për bypass-in e Shkodrës, i merr rrugën Gjykatës së Apelit dhe një pallati

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 13:47
Shkodër

3 vite pasi u inaugurua, gjykata e Apelit në Shkodër ka humbur hapësirë!

Fadromat i rrafshuan murin rrethues, dhomat e gjeneratorëve dhe vendparkimet, kjo për t’i hapur rrugë zbatimit të punimeve të Bypass-it.

Megjithëse godinat e reja të drejtësisë ishin projektuar prej vitesh në këtë hapësire, kjo nuk i kurseu të preken nga një projekt i lindur pas përmbytjeve të 2010 – 2011 siç ishte Bypass-i që do ta mbronte Shkodrën nga vërshimi i ujërave.

Më vonë i rikonceptuar si një rrugë, projekti ndryshoi dhe dalja e saj bëhet ngjitur me gjykatën, prandaj edhe prishjet ishin të pashmangshme sipas projektuesve.

Dëmi që shkaktohet është mbi 100 milion lekë vetëm në këtë institucion të drejtësisë, por dalja e re e Bypass-it ka prekur edhe parkingun e një pallati, banorët e të cilit e kundërshtojnë këtë gjë.

Banorja: Na prish parkingun dhe bllokon rrugën. Kjo dëmton shumë bizneset përveç banorëve.

Banori: Ne nuk jemi kundër investimeve publike, nuk kemi të kalojmë klientët për të parkuar mbrapa nuk kemi asnjë rrugë. Nuk jemi kundër punimeve po na siguruan parkingun mbrapa.

Banori: Të bllokosh parkimin për të gjithë këta banorë më duket e çuditshme

Prej 9 vitesh punimet e Bypass-it të Shkodrës zvarriten për shkak të një mori problemesh të dala gjatë zbatimit, e ku shpresa e vetme që ai të përfundojë është fushata e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat