Vorë/ Rama në shkollën e re: Do evitojë mësimin me 2 turne!

Shqipëria

Vorë/ Rama në shkollën e re: Do evitojë mësimin me 2 turne!

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:23
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në shkollën e re Ahmetaq në Vorë, e cila është hapur për nxënësit e mësuesit, pasi u rindërtua për shkak se u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama tha se me hapjen e kësaj shkolle tanimë do të evitohet mësimi ne 2 turne.

” Me këtë shkollë evitohet përfundimisht mësimi me 2 turne”, tha Rama.

Rama motivoi edhe inspektorët që të vijojnë me rindërtimin e pallateve.

“Tani forca me banesat dhe pallatet. Prishjet kanë fillu”, shtoi kryeministri.

Nga kjo shkollë do të përfitojnë 215 nxënës.

“215 nxënës që do të përfitojnë. 8 klasa 3 laboratorë dhe një palestër. Vora është një nga bashkitë kryesore që përfiton nga rindërtimi i shkollave”, tha ministri Arben Ahmetaj i cili po shoqëronte kryeministrin në këtë inspektim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat