Pse ikin shqiptarët? Rama: Ikin nga gjithë Evropa njerëzit, nuk jemi rast flagrant

Shqipëria

Pse ikin shqiptarët? Rama: Ikin nga gjithë Evropa njerëzit, nuk jemi rast flagrant

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:49
Edi Rama

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Rama u shpreh se shqiptarët nuk janë azilantë politikë, por ekonomikë dhe shtoi se ky nuk është problem vetëm i vendit tonë, por i shumë vendeve evropiane.

Rama: Pse ikin nga të gjitha vendet, nga Greqia, nga Italia, nga Portugalia që është anëtare e BE-së, që ka probleme kryesor ikjen e njerëzve?! Këto vende nuk kanë pse të jenë në krye të listës së azilkërkuesve se janë pjesë e tregut të BE-së.

Shqiptarët nuk janë azilantë politikë, por ekonomikë. E dini ju sa kroatë janë regjistruar zyrat  e punës së Gjermanisë, 100 mijë! Edhe në zgjedhje debati kryesor është pse ikin njerëzit.

Rreth 380 mijë shqiptarë nga viti 2011 deri në 2019 janë larguar nga vendi. Nuk janë 500 mijë apo 1 milionë. Ka edhe shifër të ardhjeve që janë më pak sigurisht. Ka mjaft që kanë ardhur nga emigracioni këtu, sidomos pas krizës financiare. Çështja e demografisë dhe ikjes është madhore në rajon dhe nuk jemi rast flagrant.

Faji për këtë fenomen është një hendek si yni lidhur me vende si Gjermania, çka e bën objektivisht  të pamundur që çfarëdolloj mrekullie që të besh, nuk e ndalo një të ri në periferi që të presë që gjërat të bëhen si në Gjermani, kur shansin e tij mund ta provojë atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat