Amaneti i fundit i mjekut që vdiq nga Covid, gruaja: Vajza 4-vjeçare më thotë kur të marrë gjumi...

Shqipëria

Amaneti i fundit i mjekut që vdiq nga Covid, gruaja: Vajza 4-vjeçare më thotë kur të marrë gjumi...

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 00:10
Anibal Byberi, Naile Baliaj

Mjeku pneumolog, Anibal Byberi, ndërroi jetën në moshën 53-vjeçare si pasojë e Covid-19. Ai u paraqit tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ditën e sotme ishte e ftuar në studion e “Shqipëria Live”, bashkëshortja e tij Naile Baliaj, e cila tha se kishin 25 vite bashkë.

“Ishim miq, bashkëshortë dhe kolegë. Ishte ai babaxhani dhe njeriu që nuk i prishte qejfin askujt. 22 vite kemi punuar në Tropojë dhe më pas kemi ardhur në Tiranë. Ditën kur shkoi për në banesën e fundit, pritej që të niste punë”, tha ajo.

E pyetur se cili ishte amaneti i tij i fundit, gruaja tha se vajza 4-vjeçare.

“Kur po shkonte në spital kishte merak të vëllain 34 vjeç pasi kishte bërë një ndërhyrje kardiake. Përqafoi gocën e vogël dhe atë më la amanet në momentet e fundit. Por duke qenë mjek ai e kuptoi se si ishte gjendja. Vajza është 4 vjeçe, i kam thënë se babai është te Zoti. Ajo më thotë: ‘Kur një natë ta zërë gjumi Zotin, t’ia marrë babin;, pasi ajo mendon se do të rikthehet sërish. Më duhet të flas me të që ta kuptojë se babai është një engjëll tani dhe e mbron nga lart”, tha Naile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat