Vaksina në Shqipëri, e detyrueshme apo jo? Vjen përgjigja nga autoritetet

Shqipëria

Vaksina në Shqipëri, e detyrueshme apo jo? Vjen përgjigja nga autoritetet

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Vaksina në Shqipëri nuk do jetë e detyrueshme, tha Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Dr. Silva Bino.

Sipas saj, njerëzit gjithsesi nuk duhet të molepsen me teori konspirative.

“Vaksina nuk është e detyrueshme dhe dua t’i informojmë që të mos çoroditen nga diskutime pa baza, që nuk kanë lidhje me çip apo deformime të ADN-së”, tha ajo në një intervistë për A1 Report.

Për Dr. Binon, Shqipëria nuk është asnjë hap pas në sigurimin në kohë të vaksinës, sapo ajo të dalë me rekomandimin përkatës.

“Ka disa plane në sigurimin e saj dhe po bëhen të gjitha përpjekjet maksimale, me COVAX, me vendet e BE, me kompanitë…Nuk jemi mbrapa, përkundrazi kemi prioritizuar grupet që do vaksionohen, kemi shifra të sakta të ndara, kemi evidentuar pajisjet e zinxhirit të ftohtë sipas të gjitha skenareve. Këto janë të gjitha përpjekjet siç po bën çdo vend në botë.

Kemi një sistem që është i përgatitur. Vaksina është e rëndësishme, por nuk do ta zhduk COVID. Do jetë e rëndësishme për të ulur sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë, por nuk mund të ndalë epideminë për momentin”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat