Sherr me thika mes marokenëve në Durrës, në Tiranë 32-vjeçari rreh dy persona, u dëmton dhe makinën

Shqipëria

Sherr me thika mes marokenëve në Durrës, në Tiranë 32-vjeçari rreh dy persona, u dëmton dhe makinën

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Katër persona ranë në prangat e policisë për dy konflikte me të plagosur të rëgjistruar në Durrës dhe Tiranë.

Në Durrës policia arrestoi tre të rinj maroken pasi në një konflikt me një bashkombas të tyre e kishin plagosur me mjete të mprehta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Plazh’ të qytetit me 3 dhjetor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasit maroken: Y. K., 30 vjeç, J. K., 29 vjeç dhe H. H., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 03.12.2020, në lagjen nr.13, Plazh, kanë goditur me mjete të mprehta, shtetasin maroken A. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën” njoftoi policia.

Ndërkohë në Tiranë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.B., 32 vjeç, pasi në rrugën “Niko Avrami”, ka goditur me sende të forta, shtetasit E.M dhe R. K.

Gjithashtu ky shtetas ka dëmtuar mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat