“Marrëdhënie seksuale me dhunë më të mitur”, arrestohet lezhjani

Shqipëria

“Marrëdhënie seksuale me dhunë më të mitur”, arrestohet lezhjani

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Policia e Qarkut Lezhë njofton për arrestimin e tre personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.

Sipas uniformave blu, të prangosurit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.(K.). L., 34 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, pasi ka kanosur me thikë fqinjën e tij, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. P., banues në Lezhë, i shpallur në kërkim veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur 14-18 vjeç “.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kurbin u bë ndalimi i shtetasit D. H., 21 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi dyshohet të ketë vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Z. F. Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit D. H., u gjet dhe u sekuestrua një sasi municion luftarak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat