Balla: Konflikti Bullgari-Maqedonia e Veriut bllokoi kuadrin negociues

Shqipëria

Balla: Konflikti Bullgari-Maqedonia e Veriut bllokoi kuadrin negociues

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:49
Taulant Balla

Kreu i grupit socialist Taulant Balla shprehet se bllokimi i integrimit nga ana e ministrave të jashtëm të unionit nuk ka të bëjë me plotësimin e detyrave të Shqipërisë, por me konfliktin e fqinjit tonë me Bullgarinë.

Taulant Balla: Në rast se nuk do të kishte ekzistuar veto bullgare për Maqedoninë e Veriut, ministrat në mbledhjen e djeshme do të kishin pasur mundësi të miratonin së paku kornizën negociuese e cila është defakto fillimi i negociatave

Ky është mendimi i Ballës, edhe pse Holanda skeptike ka kërkuar nga Tirana zyrtare që të bëjë funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Ligjin e Medias.

Taulant Balla: Përsa i përket Gjykatës Kushtetuese besoj në seancën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë do të zgjidhet edhe anëtari tjetër që i takon Kuvendit. Ligji për mediat në Republikën e Shqipërisë është në proces konsultativ, ne ende presim  nga ekspertët europianë të na sjellin draftin si ata e mendojnë

A do të jetë samiti i marsit të vitit të ardhshëm  një shpresë për Shqipërinë, apo vendet skeptike do të duan të shohin mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Taulant Balla: Ajo që duhet të mos vendosë në diskutim kredibilitetin e Bashkimit Europian është që vendimmarrje të tilla të proceseve historike nuk duhet të lidhen me proceset elektorale qoftë në vendet aspirante, qoftë në vendet anëtare.

 Ashtu si negociatat, edhe ligji për presidentin do të shqyrtohet vetëm vitin e ardhshëm, pasi socialistët nuk duanë të nxitojnë pa u konsultuar me ekspertët, me argumentin që ligji të mos kthehet në boomerang për mazhorancën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat