Negociatat me BE-në, prezantohet drafti/ Santos: Duhet të vazhdojë lufta ndaj korrupsionit

Shqipëria

Negociatat me BE-në, prezantohet drafti/ Santos: Duhet të vazhdojë lufta ndaj korrupsionit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 13:20
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian

Ditën e sotme në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian është prezantuar  gjatë të cilët draft- raporti për Shqipërinë dhe vazhdimin e mëtejshëm të negociatave dhe mbajtjen e konferencës së parë Ndërqeveritare.

Në fjalën e saj përgatitësja e draft-raportit eurodeputetja Isabel Santos u shpreh “Vendi është tejet i polarizuar, por ne nuk duhet të ndërhyjmë në të.  Në Draftin që kam propozuar ka dy linja logjike. Kërkesat që ne I kemi për vendin duhet të vazhdojnë. Vazhdoj të kem disa shqetësime. Jam e shqetësuar për përfshirjen e shoqërisë civile në procesin politik. Duhet të vazhdojë lufta ndaj korrupsionit.  Reforma gjyqësore duhet të përmbushet dhe për këtë të gjitha palët janë të vetëdijshëm. “

Ndërkohë që u shpreh e shetësuar se një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë po largohen nga nga vendi dhe për këtë kërkoi ndërhyrjen e BE .

Santos vlerësoi arritjet politike në vend dhe theksoi se vendi meriton mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Partitë politike kanë punuar shumë për të arritur në një marrëveshje. Palët arritën të tejkalojnë ndasitë. Shqipëria ka ngelur mbrapa në rrugën e integrimit dhe kjo është dekujaruese për vendin dhe Ballkanin”./a.p

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat