Dorëheqja e Lleshajt nuk mjafton, lajmërohet tjetër protestë për Klodian Rashën, çfarë pritet sot

Shqipëria

Dorëheqja e Lleshajt nuk mjafton, lajmërohet tjetër protestë për Klodian Rashën, çfarë pritet sot

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 10:56
Protesta

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, kryeministri Edi Rama kërkoi falje për vrasjen e Klodian Rashës duke u shprehur se do vihet drejtësi, mirëpo qytetarët shqiptarë nuk mjaftohen!

Ata kanë vendosur që dhe ditën e sotme të protestojnë.

Nën moton ”Drejtësi për Klodianin”, gjatë pasdites së sotme në orën 18:00 është bërë thirrja për protestë në qendrat e të gjitha qyteteve të vendit.

Pavarësisht dhunës, arrestimeve dhe plagosjes, qytetarët do vijojnë të mblidhen para kryeministrisë dhe shesheve të qyteteve ku ndodhen për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës i cili u vra nga një efektiv i policisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat