Rama pas shkatërrimit të zyrës së PS-së: S’ka prind që ta pranojë këtë abuzim me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe

Shqipëria

Rama pas shkatërrimit të zyrës së PS-së: S’ka prind që ta pranojë këtë abuzim me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:48
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkatërrimit të selisë së PS-së në nga një grup të rinjsh sot në Shkodër gjatë protestës.

Ai thotë se ata fëmijë janë duke u përdorur nga Meta dhe Sali Berisha, duke i krahasuar me terroristët e Boko Haramit, të cilët i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve

“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!

Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë!”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat