Protesta dhe sulmi ndaj selisë/ Balla në Shkodër: Sulm i urdhëruar që nga Tirana i Berishës, Metës, Kryemadhit e Bashës

Shqipëria

Protesta dhe sulmi ndaj selisë/ Balla në Shkodër: Sulm i urdhëruar që nga Tirana i Berishës, Metës, Kryemadhit e Bashës

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 16:57
Taulant Balla

Socialistët Taulant Balla dhe Ilir Beqja nga Shkodra reaguan për protestën që u zhvillua sot atje , që përfundoi edhe me sulmin ndaj selisë së PS.

Të dy njëzëri, Balla dhe Beqja thanë se ky nuk ishte gjë tjetër veçse një sulm i porositur nga Tirana nga Berisha, Meta, Kryemadhi dhe Basha.

Beqja”: është evidente që nga dje Voltana është në krye të kësaj proteste. Se si administron operacionin policia është punë e saj di më shumë se ne , për vatrat si dhe ka informacione se mund të keqpërdoren fëmijët në protestë.’

Balla: Gjithçka që ndodhi sot nuk është vepër e shkodranëve, ka një parti që po përdor Shkodrën për qëllime politike dhe bashkë me të i është bashkuar Meta.

Sulmi ka për autor Metën, Kryemadhi Berishën dhe Bashën, është sulm i autorizuar nga Tirana, për të sulmuar selinë. Nuk jemi këtu për selinë, sepse PS nuk është seli, është forca më e madhe politike dhe nuk ka dyshim që PS do fitojë sërish për të qeverisur. Këtu jemi për të denoncuar këtë skenar dhune që nisi duke vjedhur një protestë paqësore për një humbje jete.

Ne i kemi shprehur ngushëllimet familjes e do vazhdojmë ta bëjmë sepse ne besojmë që një njeri i vetëm nuk mund të përfaqësojë policinë , dhe  ai është në proces ndëshkimi nga drejtësia.

Ju e mbani mend që më para nuk zbatoheshin urdhrat për të arrestuar anëtarë të gardës  apo policisë.

Nga këtu i bëjmë thirrje , se aktet e ndodhura janë përfitim nga protesta paqësore. Më vjen keq për Lulzim Bashën, ndërsa Monika të heqë dorë nga pagesat e minorenëve, nuk do pasuroheni me 50 mijë lekë të Monës.

Policia sot është e distancuar dhe drejtësia po bën punën e saj. Kur merr përsipër të bësh një protestë do mbash përgjegjësi dhe kjo protestë në Shkodër ka organizatorë Voltanën dhe PD e LSI.

Politikanë si këta Shkodra ka parë dhe ka ardhur koha të ndahet këta. Pse zjarrëfikësja nuk erdhi deri sa u dogjën të gjitha materialet.
Harrojeni se mund të përdorni degën e PS për skenarë që Shkodra e di, popullin se merr njeri për budalla

Beqja: është krijuar perceptimi se ky është reagim popullor, por kjo është një përpjekje e dështuar për të bërë popullin budalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat