Je vonë shumë zotëri’/ Braçe-Metës: Lëre Vjosën, merru me malin e Tomorrit, se e bëtë copash për pllaka me lekë

Shqipëria

Je vonë shumë zotëri’/ Braçe-Metës: Lëre Vjosën, merru me malin e Tomorrit, se e bëtë copash për pllaka me lekë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 11:57
Ilir Meta dhe Erion Braçe

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ndaj presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit shprehu “shqetësimin” për fatin e lumit Vjosa.

Zëvendës kryeministri me anë të një postimi në rrjetin social thekson se presidenti duket të shqetësohet për malin e Tomorrit pasi sipas tij e bën copash per pllaka me leke.

“Vjosa?

Je vone shume zoteri;

Vjoses tani nuk i kanoset asnje rrezik!

Problemi eshte Tomorri, mali domethene;

Ishte Park Kombetar dhe çunat me pushtet te Skraparit e ben copash per pllaka me leke! Dhe vazhdojne madje”, shkruan zv.kryeministri.

Ai iu përgjigj dhe këshilltarit të Metës, Edmond Panariti, për vaksinën kundër Covid.

“Mbaj mend qe tani afer, jo shume larg, u semuren lopet vertete, nxorrem leket, u blene vaksinat per to dheeeeee, nisi t’i ndante e t’ua ngulte lopeve LSI-ja;

Super infrastrukture!

Madje ne nje shtepi me 6 lope desh rrahen edhe udheheqesin se dy lope kishin ngordhur”, shkruan me ironi Braçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat