PS kërkon garanci nga PD të njohë zgjedhjet e 25 prillit Balla: Bëmë gjithçka kërkuan

Shqipëria

PS kërkon garanci nga PD të njohë zgjedhjet e 25 prillit Balla: Bëmë gjithçka kërkuan

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:31
Taulant Balla

4 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit PS kërkon një garanci nga ana e PD që do të njohë zgjedhjet parlamentare pavarësisht rezultatit të mundshëm. Socialistët mendojnë që në Këshillin Politik PD ju pranuan të gjitha propozimet, madje duke e rikthyer atë në institucione.

Miratimi konsensual i Reformës zgjedhore ishte një kusht i vendosur nga Brukseli për politikën shqiptare.

Pas shumë debatesh demokratëve dhe socialistëve në tryezën e këshillit politik iu deshën 6 muaj për të miratuar ndryshimet e dakordësuara në kod elektoral, falë edhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

Në një intervistë për RTV Ora kreu i grupit të PS Taulant Balla tregon që në atë tryezë dhe me miratimin në Parlament rikthyem PD në institucione.

Taulant Balla: Reforma zgjedhore sipas opinionit final të Komisionit të Venecias është një reformë e cila ka mundësuar adresimin e të gjitha çështjeve të dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Pas miratimit të  paketës së plotë të 7 ligjeve, pjesë e dakordësuar në Këshill Politik, Taulant Balla ka një kërkesë të posaçme për PD.

Taulant Balla: 7 ligje të cilat edhe pse në këndvështrimin tim nuk kanë qenë të nevojshme, por kanë qenë çështje të një alibie të opozitës jashtëparlamentare e cila duhet tu hiqet. Pra nga sot e tutje, mirëpres nga opozita jashtëparlamentare dhe nga PD në mënyrë të veçantë që të thotë që sot që pranon rezultatin e 25 prillit. Sepse kemi bërë gjithçka që ata kanë kërkuar.

Pasi i dha PD dakordësinë në këshillin politik për kodin elektoral, PS përdori deputetët e pakicës në parlament për të hequr koalicionet parazgjedhore, një veprim që opozita jashtëparlamentare e cilësoi si lëvizje dinake të Edi Ramës për ta dëmtuar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat