Ndarja nga jeta e Themie Thomait, reagon Erion Braçe

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Themie Thomait, reagon Erion Braçe

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:25
Themie Thomait dhe Erion Braçe

Pas ndarjes nga jeta të ish-ministres së Bujqësisë, Themie Thomai ka reaguar edhe zëvendës kryeministri Erion Braçe.

Përmes një shënimi në facebook, Braçe shkruan se Thomai gëzon respektin e një zone të tërë siç është Myzeqeja, sepse sipas tij “Kurre ne kaq vite jete e pune, nuk kam hasur ne ate zone vleresim per punen dhe njeriun, drejtuesen e ministren sic per Themie Thomain”.

Reagimi i plote

THEMIE THOMAI ISHTE NGA #DIVJAKA!

Lindi ne Goricaj te njesise Gradishte, bashkia Divjake ne vitin e larget 1945,

ne nje familje autoktone te Myzeqese;

Jeta e saj u lidh me zonen, Myzeqene,

punen, bujqesine, blektorine aty;

Nje nga vajzat e reja te jashtezakonshme;

25 vjec drejtoi nje prej ekonomive me te medha bujqesore e blegtorale ne vend, KEMISHTAJN;

30 vjec u emerua ministre e Bujqesise duke marre pergjegjesine e drejtimit te sektorit me kyc te vendit ne prodhim dhe eksport!

Kurre ne kaq vite jete e pune,

nuk kam hasur ne ate zone vleresim per punen dhe njeriun, drejtuesen e ministren sic per Themie Thomain;

Nga njerez te thjeshte, njerez te zakonshem e punetore te jashtezakonshem!

Themie Thomai ishte ndryshe;

E ditur, e zonja, e drejte, e thjeshte, punetore, njeri ne fund te fundit!

E nderuar zonje;

Ti po shkon me respektin e nje zone te tere!

Nje duartrokitje per punen e sherbimin tend per njerezit e zones sone!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat