Koronavirusi në Shqipëri, 13 të vdekur dhe 389 raste të reja

Shqipëria

Koronavirusi në Shqipëri, 13 të vdekur dhe 389 raste të reja

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2420 testime, nga të cilat 389 persona kanë rezultuar pozitivë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 13 persona

Ndërkohë, për të dytën ditë radhazi, numri i personave të infektuar është më i vogël sesa të shëruarit. Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 persona.

Aktualisht në katër Spitalet COVID po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët katër pacientë janë të intubuar.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të kufizojnë kontaktet me të tjerët, të qëndrojnë në shtëpi duke shmangur lëvizjet e panevojshme me qëllim parandalimin e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe vizitat tek të afërmit tuaj për të frenuar përhapjen e SARS-COV2.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 2420 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 19 në Durrës, 18 në Shkodër, 16 në Lezhë, 13 në Kavajë, nga 11 raste në Lushnje, Sarandë, 10 në Vlorë, nga 8 raste në Berat, Gjirokastër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, Bulqizë, Kuçovë, Këlcyrë, nga 4 raste në Mat, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Delvinë, Divjakë, Skrapar, nga 2 raste në Mallakastër, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Belsh, Malësi e Madhe, Peqin, Klos, Shijak, Cërrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Lezha, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetare nga Shkodra, 1 qytetare 33 vjeçare nga Kukësi më sëmundje bashkëshoqëruese, të moshave 33-81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozicion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (22 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         389

Të shëruar në 24 orë      497

Të shtruar në spitale      344

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore              2420

Testime totale            243,043

Raste pozitive            53,814

Raste të shëruara       29,249

Raste Aktive              23,454

Humbje jete               1111

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   12937

Fier        1676

Durrës  1285

Shkodër    1299

Vlorë      1062

Korçë    1025

Elbasan  920

Berat      901

Lezhë     884

Gjirokastër  554

Kukës    485

Dibër     426.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat