Vizita në shtëpinë e Klodianit/ Çuçi tregon çfarë foli me të atin e të riut: Më dhemb zemra…

Shqipëria

Vizita në shtëpinë e Klodianit/ Çuçi tregon çfarë foli me të atin e të riut: Më dhemb zemra…

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 22:48
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zbuloi në Open detaje nga vizita e tij në familjen Rasha.

Ministri tha se ishte atje në cilësinë e detyrës së re që mori dhe për t’i garantuar familjes se drejtësia për të riun Klodian Rasha do vendoset.

“Shkova takova babanë në cilësinë e ministrit për ta garantuar që hetimet do shkojnë deri në fund dhe autori do marrë dënimin e merituar për veprën që kreu.
Mua më dhemb zemra për atë që ndodhi se jam vetë baba dhe e di, unë e garantova se do ketë drejtësi, siç bëri Lleshaj dhe Rama para meje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat