‘Jo vetëm në prag të festave, por të mbështeten në mënyrë të përhershme’, Meta viziton fëmijët me aftësi të veçanta në Elbasan

Shqipëria

‘Jo vetëm në prag të festave, por të mbështeten në mënyrë të përhershme’, Meta viziton fëmijët me aftësi të veçanta në Elbasan

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:04
Meta viziton fëmijët me aftësi të veçanta në Elbasan

Në prag të Krishtlindje Presidenti Meta ka vizituar Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta në Elbasan.

Me anë të një mesazhi në Facebook Kreu i shtetit shprehet se  është tepër e rëndësishme që këta fëmijë dhe familjet e tyre, të mos ndihen të përkrahur vetëm në prag të ditëve festive, por të mbështeten në mënyrë të përhershme.

Presidenti Meta: Në prag të Krishtlindjes, vizitova Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta në Elbasan, me dëshirën më të madhe për t’u takuar nga afër me fëmijët e mrekullueshëm me nevoja të veçanta, për të ndarë me ta shumë urime e buzeqeshje, por dhe dhurata me rastin e festave të fundvitit.

Është tepër e rëndësishme që këta fëmijë dhe familjet e tyre, të mos ndihen të përkrahur vetëm në prag të ditëve festive, por të mbështeten në mënyrë të përhershme, si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga shoqëria, veçanërisht në këtë situatë të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, që po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë COVID-19.

Duhet të nxitim një ndjenjë më të fortë të solidaritetit dhe vullnetarizmit, për t’ju garantuar një integrim të plotë në shoqëri dhe të gjitha mundësitë për të qenë sa më të pavarur në jetë.

Nga Elbasani, ju uroj edhe të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, të kalojnë sot një mbrëmje sa më të gëzuar festive Krishtlindjeje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat