Kapen dhjetëra pako me fishekzjarre gati për t’u shitur, procedohet pronari i dyqanit

Shqipëria

Kapen dhjetëra pako me fishekzjarre gati për t’u shitur, procedohet pronari i dyqanit

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Në Maminas të Durrësit janë sekuestruar 72 pako me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit të tyre.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në makinën e një shtetasi me inicialet N. Gj, i cili do t’i shiste në dyqan.

Ky i fundit u procedua për veprën penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë".

Policia thotë se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin për të shmangur raste të tilla.

Prej disa vitesh është e ndalur tregtimi dhe përdorimi i lëndëve piroteknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat