Statistikat/ Ja cilat janë makinat e preferuara nga shqiptarët

Shqipëria

Statistikat/ Ja cilat janë makinat e preferuara nga shqiptarët

Më: 2 janar 2021 Në ora: 17:53
Foto Ilustrim

Shqiptarët preferojnë makinat e prodhuara në Gjermani. Rreth gjysma e automjeteve që përdorin qytetarët shqiptarë për të qarkulluar në Shqipëri janë të prodhuara në Gjermani. Duket se kjo tendencë vijon të mbetet e njëjtë prej shumë vitesh.

Një raporti i  INSTAT mbi “Karakteristikat e mjeteve rrugore” për vitin 2019 rezulton se ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë Mercedez Benz në nivelin 30,7%, e ndjekur nga Volkswagen me 16,6% dhe Ford 10,0%. Numri total i autoveturave në Shqipëri është rreth 500 mijë.

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë përdorin lëndën djegëse “Naftë” ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndën djegëse “Benzinë” dhe mjeteve që përdorin lëndë djegëse të kombinuar “Benzinë dhe Gaz”.

Ndërkohë përsa i përket periudhës së prodhimit  në raport konstatohet se automjetet  më shumë se gjysma e automjeteve që qarkullojnë në vend janë më të vjetra se 20 vite.

Në këtë mënyrë nëse i referohemi të dhënave të INSTAT  autoveturat e prodhuara para vitit 2000 përbëjnë 28,2% të totalit, autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2000-2010 zënë 64,4 % ndërsa  autoveturat e prodhuara gjatë 10 viteve të fundit zënë një peshë shumë të vogël ndaj totalit ose vetëm 7,4 %.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat