Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 42-vjeçari nga Dukati i Vlorës

Shqipëria

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 42-vjeçari nga Dukati i Vlorës

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Ditën e sotme një 42-vjeçar nga Dukati i Vlorës është arrestuar me me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë Shaqo Kalaj, 42 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ndërkohë ky i fundit ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi i tij u bë pas finalizimit të operacionit në Dukat.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë operacionet e një pasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet Operacioni policor i koduar “Dukati”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet një 42-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur  në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në  informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, falë dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Interpol Roma dhe Interforza-n, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Dukati”.

Si rezultat  operacionit u bë e mundur që  në fshatin Dukat, të kapej dhe ndalohej shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Shaqo Kalaj, 42 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat