“Deputeti që duam” - Nis faza e dytë e seleksionimit për ata që do të angazhohen në PS

Shqipëria

“Deputeti që duam” - Nis faza e dytë e seleksionimit për ata që do të angazhohen në PS

Më: 11 janar 2021 Në ora: 10:12
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë gjatë aktivitetit “Deputeti që duam” për të zgjedhur në fazën e dytë figurat që do të angazhohen në Partinë Socialiste.

Rama ka bërë me dije se në këtë fazë janë 58 emra që do të përfshihen në listë nga fusha të ndryshme, për t’u angazhuar politikisht, teksa ka bërë thirrje që kandidatët të përgatiten për misionet në politikë.

“Kjo është faza e konsolidimit të këtij grupi të ri. Janë 58 emra që përfshihen në listën e atyre që e kanë prezantuar më mirë veten, psenë e kësaj nisme individuale, fuqinë e ambicies së tyre. Kjo nuk do të thotë që ata që s’janë përfshirë te kjo listë janë më pak të talentuar dhe më pak të prerë për tu përfshirë në këtë fazë komplekse si përfaqësimi politik, apo që nuk kanë arritur të shpalosin veten përmes video-mesazheve të tyre. Inkurajoj ata që nuk kanë kaluar në fazën e dytë që të mos ligështohen, por të kuptojnë që për të shpalosur talentin e tyre për tu marrë me politik duhet punë dhe përgatitje.

Trajnimi dhe edukimi i vetvetes me të gjitha ato për të cilat është e nevojshme të kesh kur merr përsipër të përfaqësosh komunitetin, është një domosdoshmëri, edhe për mua, për ta ushqyer veten me informacion, lexim dhe të gjitha format përmes të cilave pasurohet njeriu politik dhe zhdërvjelltësohen të gjitha shqisat që bëjnë diferencën në këtë arenë”, ka thënë Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat